Kryetari Hyseni: Afër 10 milionë euro investime brenda një rrezeje prej rreth 500 metrash.

Gjilani

Kryetari Hyseni: Afër 10 milionë euro investime brenda një rrezeje prej rreth 500 metrash.

Më: 28 shkurt 2025 Në ora: 16:31
Foto ilustrim

Investime jo të pakta janë duke u zhvilluar në Komunën e Gjilanit. Këto projekte kanë për qëllim krijimin e kushteve më të mira për ofrimin e shërbimeve për qytetarët.

Kryetari i Komunës s ë Gjilanit Alban Hyseni, tha se afër 10 milionë euro investime brenda një rrezeje prej rreth 500 metrash.

Po realizohen projekte të rëndësishme që po e transformojnë qytetin”, tha Alban Hyseni.

I pari i komunës, tregoi se bëhet fjalë për Sallën e Sporteve në vlerë prej 2.7 milionë euro, Stacionin e Autobusëve në vlerë rreth 1 milionë euro, Shkollën e Mjekësisë në vlerë prej 3.3 milionë euro dhe Qendrën për Qëndrim Ditor dhe Përkujdesje për të Moshuarit në vlerë prej 2.5 milionë eurove.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat