Hyseni: Po realizohen projekte të rëndësishme që po e transformojnë qytetin

Gjilani

Hyseni: Po realizohen projekte të rëndësishme që po e transformojnë qytetin

Më: 28 shkurt 2025 Në ora: 21:56
Alban Hyseni

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni ka bërë të ditur se investime jo të pakta janë duke u zhvilluar në qytet.

Sipas tij këto projekte kanë për qëllim krijimin e kushteve më të mira për ofrimin e shërbimeve për qytetarët.

Hyseni tha se afër 10 milionë euro investime brenda një rrezeje prej rreth 500 metrash.

“Po realizohen projekte të rëndësishme që po e transformojnë qytetin”, tha ai.

I pari i komunës, tregoi se bëhet fjalë për Sallën e Sporteve  në vlerë prej 2.7 milionë euro, Stacionin e Autobusëve në vlerë rreth 1 milionë euro, Shkollën e Mjekësisë në vlerë prej 3.3 milionë euro dhe Qendrën për Qëndrim Ditor dhe Përkujdesje për të Moshuarit në vlerë prej 2.5 milionë eurove.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat