Kuvendarët e Gjilanit miratojnë dhënien në shfrytëzim të pronës komunale në afat prej 30 vitesh për ndërtimin e kampusit të Universitetit “Kadri Zeka”

Gjilani

Kuvendarët e Gjilanit miratojnë dhënien në shfrytëzim të pronës komunale në afat prej 30 vitesh për ndërtimin e kampusit të Universitetit “Kadri Zeka”

Më: 11 mars 2025 Në ora: 12:02
Foto nga vendi i ngjarjes

Sot në seancën e jashtëzakonshme, Kuvendi Komunal në Gjilan ka miratuar dhënien në shfrytëzim të pronës komunale në afat prej 30 vitesh për ndërtimin e kampusit të Universitetit “Kadri Zeka”.

Duke qenë se nuk pati dakordancë mes pozitës dhe opozitës për dy lokacionet e propozuara, me 26 vota për është votuar për parcelën prej 8327 m2 (P-70403013-05450-30), që është pranë Universitetit “Kadri Zeka”, por jo edhe për hapësirën punuese dhe mësimore në objektin e shkollës së mesme të Bujqësisë, në lagjen “Zabeli i Sahit Agës”, nën arsyetimin se në këtë shkollë janë paraparë investime.

Ndërsa kryetari i Komunës, Alban Hyseni, gjatë kësaj séance ka thënë se vazhdimisht ka pasur përpjekje, takime të rregullta e vizita në terren nga ai dhe ekipi i tij me përfaqësues të Universitetit “Kadri Zeka”, për të bërë zgjidhje.

“Është e vërtetë që në Gjilan nuk ekziston asnjë tokë e dedikuar për Universitetin, por kjo gjendje ka qenë prej vitit 2013, kur është themeluar ky Universitet”, ka thënë Hyseni. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat