Paige Spiranac dhe metoda për të goditur sa më mirë topin e golfit

Golf

Paige Spiranac dhe metoda për të goditur sa më mirë topin e golfit

Më: 29 nëntor 2020 Në ora: 11:52
Paige Spiranac dhe metoda për të goditur sa më mirë topin e golfit

Paige Spiranac, golfistja bukuroshe, ka dashur të shkojë në ndihmë të ndjekësve të saj të shumtë në rrjetet sociale duke zbuluar sekretin për të goditur në mënyrën më të mirë të topit të golfit.

27-vjeçarja amerikane ka thënë se duhet imagjinuar sikur te topi është stampuar fytyra e një personi që ke inat. “Dhe më pas gjuaj”, ka thënë ajo.

“Shumë më kërkojnë se si ia bëj të përmirësohem në lojë? Unë mendoj se në këtë sport, – ka shtuar ajo, – mund të merren shumë proteina, të shkohet në palestër, të punohet shumë për gjuajtjen ose të bëni si unë. Imagjinoj fytyrën e një personi që urrej dhe më pas godas. Kështu topi shkon më larg”.

Mes shakasë dhe seriozitetit, Paige Spiranac (2.9 milionë ndjekës në Instagram) ka ndezur debatin online se çfarë duhet bërë për përmirësimin e lojës.

Më pas ka ardhur pyetja se figurën e kujt imagjinon Paige para se të godasë.

“Djema, ju vazhdoni të më pyesni se kë urrej, por unë nuk urrej askënd. Jeta është shumë e shkurtër për të urryer personat, por ka persona që më bezdisin. Nxjerr kthetrat kur më thonë se bëj shumë postime të qenit tim Niko  ose kur më thërrasin ‘sweetie’ dhe unë nuk jam e tillë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat