Tiger Woodsi është padyshim sportisti më i mirë i golfit në histori, por emri i tij është shoqëruar me shumë tituj negativë në jetën e tij private.
Për suksesin e tij në sportin e golfit është bërë edhe një dokumentar.
Në këtë dokumentar, bashkëbiseduese është edhe Rachel Ushitel, gruaja me të cilën Woodsi e tradhëtoi gruan e tij, Elin Nordgreen në vitin 2009.
"Ai ishte në shtratin tim dhe ishte tigri im. Ai mund të bjerë dhe ngrihet përsëri. Ishte e vështirë për mua që flitej shumë keq për ne. Prandaj, vendosa të flas", tha ajo.
Woodsi ishte sportisti i parë që fitoi një miliard dollarë në karrierën e tij, duke e dominuar këtë sport në përgjithësi.
Por, pangopësia e tij seksuale i kushtoi shumë.
Gruaja e tij kërkoi ndarjen nga ai pasi shumë gra publikisht dolën dhe pretenduan për mardhënie intime me sportistin.