Në të martën ë kësaj jave u raportuar se Tiger Woods ka pësuar një aksident të tmerrshëm me makinë.
Ylli i golfit u dash që të nxirrej nga makina e tij përmes prerjeve që u bënë nga zjarrfikësve dhe stafi mjekësor.
Woods u dërgua me urgjencë në një spital krahinor të Los Angelesit për të marrë ndihmën e parë.
Por, tani kanë filluar të publikohen detaje se ai është zgjuar dhe po trajtohet nga lëndimet e pësuara nga aksidenti i rëndë.
Policia është duke e hetuar aksidentin e tij, mirëpo do t’i jap kohë legjendës së golfit që t’i sqaroj rrethanat.
Stafi mjekësor ka bërë të ditur se gjendja e tij është stabile dhe brenda pak ditësh ai do të lirohet që të shkojë në shtëpi.