Woods pësoi aksident të rëndë, flet mjeku

Golf

Woods pësoi aksident të rëndë, flet mjeku

Më: 24 shkurt 2021 Në ora: 12:34
Woods pësoi aksident të rëndë, flet mjeku

Legjenda e golfit dhe një nga sportistët më në zë në botë, Tiger Woods pësoi dje një aksident të rëndë me makinë. Fatmirësisht ai arriti të mbijetojë, por ka pësuar dëmtime të rënda në këmbë.

Familjarët e tij kanë dhënë të reja rreth shëndetit të amerikanit, i cili dje iu nënshtrua një ndërhyrje urgjente kirurgjikale, e cila fatmirësisht ka kaluar me sukses.

Legjenda e golfit ishte duke shkuar në një takim, makina e tij u përplas dhe u përmbys teksa përfundoi pranë një rruge të pjerrët. Ajo u nxor nga xhami i përparmë.

15 herë kampioni i golfit ka pësuar fraktura në të dyja këmbët për të cilat i është nënshtruar ndërhyrjes kirurgjikale. “Është me fat që është gjallë”, u shpreh kirurgu Anish Mahajan, që operoi Woods pas aksidentit të frikshëm.

Woods po priste të kthehej në stërvitje pas operacionit të tij të fundit në shpinë më 23 dhjetor. Ai për herë të fundit luajti më 20 dhjetor në kampionatin PNC në Orlando, me djalin e tij 12-vjeçar, Charls. Woods gjithashtu ka një vajzë 13-vjeçare, Samanta.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat