Ekspertët zbulojnë shkakun e aksidentit të Woodsit

Golf

Ekspertët zbulojnë shkakun e aksidentit të Woodsit

Më: 2 mars 2021 Në ora: 12:54
Ekspertët zbulojnë shkakun e aksidentit të Woodsit

Aksidenti i golfisti amerikan Tiger Woods ka ndodhur për shkak se vetë sportisti i njohur e ka zënë gjumi në timon teksa i jepte makinës.

Ka qenë ky konkluzioni i nxjerrë nga dy ekspertët rrugorë, që kanë analizuar ngjarjen e ndodhur më 23 shkurt, kur makina e Ëoods doli nga rruga dhe përfundoi në një rrëpirë.

“Duket sikur personi ka qenë në gjendje të përhumbur, ose e ka zënë gjumi në makinë dhe nuk është zgjuar deri në momentin që makina ka dalë jashtë rruge. Tiger Woods kishte frenat anti-bllok, ndaj edhe nëse do të frenonte me forcë, nuk do të shihnim në rrugë asnjë gjurmë”, thanë ekspertët.

Më pak fjalë, sipas ekspertëve mësohet se Woods ka qenë i përgjumur në momentin e aksidentit dhe nuk ka të bëjë shpejtësia e madhe kur u përplas. Në rast se do të kishte qenë më shpejtësi, atëherë pasojat e aksidentit do të kishin qenë më të rënda për sportistin, që pësoi fraktura në këmbë.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat