Në vazhdën e takimeve me drejtuesit e federatave sportive, presidenti i KOK-ut, Ismet Krasniqi, ka pritur drejtuesit e Federatës së Golfit të Kosovës (FGEK) dhe Federatës së Minigolfit të Kosovës (FMGK).
Kryetari i FGEK-së, Blerim Sejdiu dhe ai i FMGK-së, Lavdim Zylfiu, të shoqëruar nga anëtarë tjerë të këtyre federatave, kanë uruar presidentin Krasniqi për zgjedhjen në krye të KOK-ut.
Të tria palët kanë diskutuar për mundësitë e bashkëpunimit mes KOK-ut dhe FGEK-së e FMGK-së, për çka presidenti Krasniqi shprehu gatishmërinë për bashkëpunim dhe përkrahje për të dyja federatat.
Kryetarët Sejdiu e Zylfiu sollën edhe letër urimet e presidentit të Federatës Botërore të Minigolfit, Gerhard Zimmermann dhe kryetarit të IPPA të golfit, Carlo Farioli, që i adresoheshin Ismet Krasniqit për zgjedhjen president i KOK-ut.