Presidenti i Federatës së Mini-Golfit të Kosovës, Lavdim Zylfiu, po ashtu edhe nënpresident i Federatës së Golfit të Kosovës, uron 26 vjetorin e gazetës kombëtare “Bota sot”.
Zylfiu e vlerëson lartë kontributin e “Bota sot” që po jep në çdo sferë, sidomos në shërbim të sportit.
“Një medium si ‘Bota sot’ i cili ka arritur të mbijetojë për 26 vite meriton shumë respekt sepse ka kontribuar shumë në shtyllën e katërt shtetërore pa të cilën nuk ka zhvillim të demokracisë në asnjë shoqëri.
Uroj që ‘Bota sot’ të arrijë t'i mbijetojë dhe të arrijë suksese edhe në dekadat e ardhshme duke rrumbullaksuar amanetin e ish kolegëve dhe duke i dhënë ngjyrë ngjarjeve më të mira që pritet të ndodhin në të ardhmen në Kosovë dhe mbarë trojet shqiptare”, uron Lavdim Zylfiu.