Lajme të mira për minigolfin e Kosovës. Gjasat janë shumë të mëdha që edhe qyteti i Prizreni të ndërtojë fushën e minigolfit.
Një fushë shumë e nevojshme për qytetin, që për nga numri i banorëve është i dyti në vendin tonë.
“Komuna e Prizrenit shfaq interesim për ndërtimin e fushës së parë të Minigolfit në këtë qytet!
Kryetari i federatës, Lavdim Zylfiu, sot është mirëpritur nga nënkryetari i Komunës së Prizrenit, z. Visar Shehu dhe nga Drejtori i Sportit z. Arhim Ajazi për të biseduar rreth mundësisë së ndërtimit të një fushe të Minigolfit në qytetin historik të Kosovës si dhe krijimin e Klubit të parë të Minigolfit në Prizren”, njofton Federata e Minigolfit të Kosovës.