Pak orë para fillimit të ndeshjeve të golfit në Lojërat Olimpike “Tokio 2020” janë konfirmuar pozitiv me Covid-19 dy prej pretendetëve për medalje.
Bëhet fjalë për amerikanin Bryson DeChambeau, numrin 6 në botë dhe për spanjollin Jon Rahm, numri 1 në botë.
Amerikani DeChambeau doli pozitiv me koronavirus në vendlindje, para nisjes për në Japoni dhe vendin e tij e zuri Patrick Reed.
Ndërsa Jon Rahm ndodhet në Tokio dhe pas daljes pozitiv është vendosur menjehër në karantinë. Interesant fakti se spanjolli del për të dytën herë pozitiv me koronavirus.