Është mbajtur Konferenca e Federatës së Golfit të Kosovës me rastin e organizimit të Kampionatit të Dytë shtetëror të Kosovës në Golf i cili do mbahet me 2 tetor në Resortin e Golfit Heitlinger Genusswelten në Ostringen – Gjermani.
Sipas organizatorëve gjithçka është gati për këtë ngjarje të madhe.
“Jemi gati për garën e golfit!
Pritet të marrin pjesë rreth 55 lojtar të Kosovës (duke përfshirë pesë lojtare) të cilët do udhëtojnë nga: Shtetet e Bashkuara, Mbretëria e Bashkuar, Norvegjia, Suedia, Zvicra, Austria, Holanda, Kosova, dhe nga brenda Gjermanisë për ta shndërruar këtë ngjarje si Kampionatin më madhështor të organizuar ndonjëherë nga Federata e Golfit e Kosovës”, njofton Lavdim Zylfiu, kryetar i Federatës së Mini-Golfit të Kosovës.
Zylfiu mendon se do jetë garë interesante, gjithsesi edhe me emocione të mëdha.