Në Gjermani, në fushën e Golfit Heitlinger Golf Resort është mbajtur Kampionati i Kosovës në Golf i cili njëherazi ishte Kampionati më madhështor i Kosovës i organizuar ndonjëherë dhe në të cilin morën pjesë 54 lojtar (duke përfshi pesë lojtare) të cilët kanë udhëtuar nga 10 shtete të ndryshme për të zbarkuar në fushën e bukur të Heitlinger Genusswelten Golf Resort në Ostringen të Gjermanisë.
Rezultatet e Kampionatit të Dytë Shtetëror të Kosovës në Golf janë me sa vijon:
1. Kampion i ri i Kosovës është Azer Bislimaj (Brutto)
2. Kampione e Kosovës është Sabrina Hoxhaj (Brutto)
Rezultate tjera:
Kategoria A
1. Selami Bunjaku (Netto)
2. Adnan Hajdini (Netto)
3. Geresa Arifi (Netto)
Kategoria B
1. Flamur Ukshini (Netto)
2. Murat Bislimaj (Netto)
3. Geresa Arifi (Netto)
Kategoria C
1. Miftar Krasniqi (Netto)
2. Driton Gashi (Netto)
3. Murat Ahmetaj (Netto)
Ky Kampionat i organizuar dhe mbajtur në Gjermani është regjistruar dhe njohur menjëherë nga gjitha 174 shtetet e botës në të cilat zhvillohet sporti më prestigjioz Golfi. Mysafir në këtë Kampionat ishte dhe Kryetari i Komitetit Olimpik të Kosovës Ismet Krasniqi i cili e ka shikuar nga afër Kampionatin dhe ka takuar gjithë reprezentuesit e Kosovës në Golf, njofton Lavdim Zylfiu, organizator i kampionatit.