Tiger Woods i rikthehet stërvitjes 9 muaj pas aksidentit me makinë!
Tiger Woods i është rikthyer fushave të golfit, 9 muaj pas aksidentit me makinë që bëri në shkurt të këtij viti, në Los Anxhelos.
Është vetë ikona e sportit që ka postuar një video të shkurtër në faqen e tij zyrtare në “Twitter”, ku tregon se ka nisur nga stërvitja dhe gjuajtja e topit të golfit.
“Duke bërë progres”, shkruan Woods, që u tregon fansave të tij goditjet me efekt të topit.
Duket se golfisti i njohur amerikan synon të rikthehet sa më shpejt në fushë dhe se aksidenti e operacioni janë një kujtim i largët.