Golfisti amerikan Tiger Woods ka konfirmuar se do të rikthehet të luajë, një vit pas aksidentit me makinë edhe pse ende nuk ka bërë me dije se kur do të ndodhë kjo gjë.
“Do të më shihni sërish në PGA Tour, por ende nuk e di se kur”, u shpreh ikona e sportit të golfit.
“Po më masakroni, por kam ende shumë punë për të bërë dhe nuk jam gati. Jam në gjendje të godas topin e golfit, por nuk e di ende se në çfarë niveli do të rikthehem”, u shpreh më tej Woods, që shënjestron turneun “The Masters”, që zhvillohet më datat 7-10 prill.
Tiger Woods, 46 vjeç, bëri disa operacione shkurtin e kaluar, pas një aksidenti me makinë.
Ai pranon se e ka të vështirë të bëjë ecje të gjata në fushat e golfit dhe më pas të përqendrohet në gjuajtje, ndërkohë që lëviz me makinat e lojës.