Woods rikthehet në fushë

Golf

Woods rikthehet në fushë

Më: 6 prill 2022 Në ora: 12:16
Woods rikthehet në fushë

Golfisti amerikan Tiger Woods ka bërë me dije se do të rikthehet të luajë këtë vit në një turne Masters.

Ai nuk luan në një event të madh që prej nëntorit 2020, kur mori pjesë në turneun e Augusta National. Më pas, ai u aksidentua në shkurtin e vitit të kaluar dhe tashmë është gati të rikthehet në fushë.

Ikona e këtij sporti, që tashmë ndodhet në vendin e 944 të renditjes botërore, synon të bëjë një rikthim të bujshëm në fushat e gjelbërta të golfit. Aksidenti dhe dëmtimet e shpeshta kanë lënë gjurmë te Woods, por fituesi i 15 eventeve të mëdha në gold shprehet se do të bëjë më të mirën e mundshme.

“Ndihem gati për të luajtur sërish.

Kam nisur të stërvitem dhe luaj, çdo ditë e më shumë. Rikuperimi nga aksidenti dhe operacioni kanë shkuar mirë.

Ndihem shumë entuziast për të ardhmen. Nuk e di se deri ku mund të shkoj, por jam optimist se mund të fitoj sërish një turne të madh”, u shpreh Tiger Woods.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat