Ikona e sportit të golfit, dhe një prej atletëve më të pasur në histori, Tajger Uds, ka marrë vëmendjen e mediave pasi refuzoi ofertën e fundit drejt tij.
Uds pranoi një ofertë nga Saudi Golf, por duket se nuk ka pasur gatishmëri për t’u përfshirë në project. Këtë e ka bërë të ditur kreu i Saudi golf, Greg Norman, i cili ka thënë se flitet për shuma të mëdha.
Saudi golf kishin ofruar 1 miliard dollarë për ikonën amerikane, por ky i fundit ka refuzuar gjithçka.
“Uds ka refuzuar mundësinë që të bashkohet. Po flasim për një marrëveshje të çmendur: po flasim për nëntë shifra”, ka thënë Norman për ‘Washington Post’.