Woods eliminohet nga turneu më i vjetër në botë i golfit

Golf

Woods eliminohet nga turneu më i vjetër në botë i golfit

Më: 16 korrik 2022 Në ora: 11:47
Woods

Golfisti i njohur amerikan Tiger Woods është eliminuar nga turneu i St.Andrews në Skoci, turneu më i vjetër në botë në sportin e golfit, që këtë vit feston 150-vjetorin e tij.

Një eliminim që ishte i trishtë për ikonën e këtij sporti, pasi kishte shijen e një lamtumire.

Ish-numri 1 në botë, pas eliminimit ka hequr kapelen dhe ka përshëndetur të gjithë të pranishmit e mbështetësit e tij, ndërkohë që sytë i ishin mbushur me lot. Turneu skocez është i katërti dhe i fundit “Major” për këtë vit në sportin e golfit.

“Është gjithnjë emocionuese pjesëmarrja në këtë turne.

Për herë të parë kam luajtur në vitin 1995, si diletant. Hera tjetër që do të luhet në këtë fushë do të jetë viti 2030 dhe ndoshta s’do të jem në fushë. Pritja që m’u rezervua nga fansat ishte e jashtëzakonshme”, tha Woods.

Ai e ka fituar këtë turne “The Open” në vitet 2000 dhe 2005.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat