Me prejardhje kroate, është femra më e bukur në botë, ka pasuri milionëshe...

Golf

Me prejardhje kroate, është femra më e bukur në botë, ka pasuri milionëshe...

Nga: K.Goca Më: 7 tetor 2022 Në ora: 23:22
Paige Spiranac

Një lojtare golfi me prejardhje kroate, Paige Spiranac (29 vjeç), ka vite që tërheq vëmendjen në rrjetet sociale me video dhe foto atraktive nga fusha e golfit, e së fundmi amerikani Maxim e ka shpallur atë si gruan më seksi në botë.

Ajo është padyshim një nga lojtaret më të njohur femra edhe pse e përfundoi karrierën e saj profesionale në vitin 2016, dhe deri më tani ka ndërtuar një pasuri prej një milion dollarësh, megjithatë raportohet se vlerësohet në më shumë se tre milionë funte.

Në vitin 2017, Spiranac u bë fytyra e klubeve të golfit në reklama pasi nënshkroi për Parsons Xtreme Golf dhe përveç kësaj, ajo u bë ambasadore e orëve Philip Stein.

Image

Ajo ka filmuar edhe reklama për markën e modës Mizzen+Main, të cilën e ka veshur edhe lojtari i famshëm i golfit Phil Mickelson. Spiranac lëshoi gjithashtu një kalendar për vitin 2023, i cili kushton 23 funte, shkruan media kroate “24sata”.

Image

Lojtarja tërheqëse ka përfituar para nga pamja e saj dhe ka një sasi të lakmueshme parash nga aktivitetet e saj të biznesit, ndërsa vitin e kaluar bleu një numër të madh aksionesh në bastoren PointsBet Spiranac.

Image

Golfistja gjithashtu punon në marketing. Ajo ndiqet nga 3.6 milionë fansa në Instagram.
 

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat