Golfi, moda dhe autografi...

Golf

Golfi, moda dhe autografi...

Më: 18 janar 2023 Në ora: 14:58
Guardiola

Një nga trajnerët më të fortë në botë shuan sot 52 qirinj. Le të hyjmë në botën e tij dhe të zbulojmë disa kuriozitete nga ato që pak janë thënë për kreun e pankinës së Manchester City, i konsideruar si një nga revolucionarizuesit e mëdhenj të futbollit.

Golfi, çfarë pasioni

Nëse mendoni se futbolli është sporti i preferuar i Pep Guardiolës, e keni gabim. Ose nëse nuk gaboheni, gjithsesi nuk është i vetmi. Në fakt, trajneri katalanas është entuziast i madh i golfit, që pëlqen ta praktikojë në kohën e tij të lirë. Ai e praktikon këtë sport edhe virtualisht me simulatorë. Në vitin 2012, Pep mori pjesë në edicionin e Kupës Ryder, me ftesë të José Maria Olazabal, bashkatdhetarit të tij.

Obsesioni me dietën e shëndetshme

I saktë dhe i përpiktë, me vëmendje obsesive ndaj detajeve. Në fund të fundit, vetëm në këtë mënyrë mund të bëheni një nga trajnerët më të mirë në botë. Ndër gjërat për të cilat Pep Guardiola nuk bën kompromis, veçanërisht kur bëhet fjalë për futbollistët e tij, është dieta. Me pak yndyrë, me pak sheqer, zero pije të gazuara, edhe çokollata është e ndaluar. Një dietë e ekuilibruar duhet të ketë burime karbohidratesh dhe fibrash si makarona, patatet, orizi, drithërat, frutat dhe perimet. Proteina të tilla si fasule, vezë, peshk, mish. Yndyrna si djathi, gjalpi, vaji, lajthitë. Pa harruar shumë vitamina dhe ujë. Kur Pep mbërriti në stolin e Manchester City, ai solli me vete kuzhinierë nga Anglia, Franca dhe Spanja. Një anëtare e stafit që Guardiola ka sjellë nga Spanja është dietologia Silvia Tremoleda, e cila poston rregullisht imazhe në faqen e saj në Instagram se çfarë iu ofron lojtarëve të City.

Stadiumi kushtuar atij
Zakonisht stadiumet i dedikohen një personi të ikur nga kjo botë, por Pep Guardiola mund të bëjë një përjashtim. Kjo është pikërisht ajo që ndodhi në Santpedor, një qytet katalanas në Spanjën verilindore, ku lindi trajneri. Epo, fusha e klubit vendas CF Santpedor quhet “Camp Municipal Josep Guardiola”, në nder të Pep dhe karrierës së tij.

Autografi i Platini
Në vitin 1985, Pep Guardiola shumë i ri ishte në fushë për ndeshjen ndaj Juventusit në “Camp Nou”. Në fund të lojës ai shfrytëzoi rastin për t’i kërkuar një autograf idhullit të tij Michel Platini. Platini, një lojtar me ftohtësi të madhe në fushë, megjithatë u tregua po aq i ftohtë jashtë, duke i mohuar autografin Pep-it të vogël, shkruan telesporti. 

Dashuria për modën dhe artin
Përveç dashurisë për futbollin dhe golfin, Guardiola ka pasion të madh edhe jashtë arenës sportive. Para së gjithash, ai është një artdashës i madh, aq sa vitin e pushimit pas lamtumirës me Barcelonën e kaloi pothuajse tërësisht në New York, duke vizituar galeritë e “Big Apple”. Një tjetër pasion është moda.

Për më tepër, trajneri është i martuar me Cristina Serra, një grua që është pjesë e kësaj bote, e rritur në një familje me një dyqan mode në Spanjën verilindore. Për më tepër, bashkëshortja e trajnerit spanjoll ka qenë stiliste e Antonio Miros dhe kujdeset personalisht për stilin e veshjeve të bashkëshortit të saj. Kjo është arsyeja pse Pep është gjithmonë i veshur bukur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat