Duket se dëmtimet i përkasin së shkuarës, ndaj Tiger Woods, golfisti më i madh në histori, është rikthyer të luajë. Ikona e golfit do të luajë në turnen e Genesis Invitational, që zhvillohet në Los Anxhelos.
Ky është evemnti i parë që ai luan që prej korrikut të vitit të kaluar.
“Nëse kam vendosur të rikthehem dhe të luaj në Genesis është sepse mendoj se mund të fitoj.
Kjo gjë është në mentalitetin tim, luaj gjithnjë për të fituar.
Gjithnjë. Nuk do të isha këtu nëse nuk do të mendoja për fitoren dhe se mund t’i mposht të tjerët”, u shpreh Tiger Woods.
Në këtë turne, Woods ka debutuar në vitin 1992 kur ishte vetëm 16 vjeç.
Premio për fituesin është e lartë, 20 milionë dollarë dhe të pranishëm janë 19 nga 20 sportistët më të mirë të golfit në botë.
Pra, skena e duhur për një rikthim të madh.
Gjithsesi, fitorja e Woods duket e pamundur, pasi nuk fiton një turne që prej vitit 2019.
Aktualisht është 47 vjeç dhe ka vështirësi në ecje, pas operacionit në këmbëbn e dëmtuar pas aksidentit me makinë dy vite më parë.
Golfi është kthyer në një sport për të rinjtë, pasi në 10 vendet e para të renditjes botërore janë vetëm dy lojtarë mbi 30 vjeç.
“Jam këtu për të fituar, të tjerat s’më interesojnë”, tha Woods.