Trajneri i Manchester City, Pep Guardiola, ka rrëfyer për mediat se e dhuron spotrin e golfit, të cilin e luan shpesh.
Ai është një nga personazhet e shumta vip të sportit që e praktikon këtë disiplinë sportive.
Sipas Guardiola, ka një arsye që ai e adhuron dhe luan golf.
“E dua sportin e golfit, pasi aty nuk ka gjyqtarë në fushë.
Dhe mendoj se është sporti më i drejtë nga të gjithë të tjerët.
Të gjithë e nisin dhe përfundojnë lojën në të njëjtin pozicion.
Sa më pak gjuajtje të bësh aq më shumë ndeshje fiton.
Nuk ka justifikime, nëse je më i miri do të fitosh”, tha Pep Guardiola.
“Dhe, në këtë sport nuk ke njerëz të tjerë përreth fushës.
Kjo është e bukura.
Është i përkryer. Pasi në sport, nuk ekziston fati”, u shpreh trajneri spanjoll, që pranon se kur luan golf ndihet i qetë.