Sa herë që punoj me një mashkull marr komente të neveritshme seksuale apo dëgjoj thashetheme, është ankuar në Instagram atraktivja Paige Spiranac, ku u është përgjigjur pyetjeve të tifozëve.
Paige Spiranac (29) është një hit i vërtetë në botën e golfit dhe rrjeteve sociale.
Ajo ka një armatë prej 3.7 milionë ndjekësish në Instagram dhe në profilin e saj poston shpesh foto me funde të shkurtra në fusha golfi.
E famshmja Paige iu përgjigj pyetjeve të tifozëve në Instagram të hënën, duke zbuluar në një përgjigje se merr komente 'të neveritshme' sa herë që poston një foto me sportistë meshkuj dhe të famshëm.
“Një gjë që njerëzit nuk flasin mjaftueshëm për gratë në një industri të dominuar nga meshkujt, qoftë golfi apo ndonjë sport tjetër, është se sa herë që punoj me një mashkull marr komente negative seksuale ose dëgjoj thashetheme”, tha Paige.
Ajo shtoi se komentet e papërshtatshme madje e pengojnë që të shkojë në disa ngjarje sociale, e gjitha kjo sepse merr komente të shëmtuara kur është në shoqërinë e meshkujve.
“Ndjej se kjo më pengon të dal dhe të marr pjesë në shumë evente ku janë të pranishëm meshkujt.
Është kaq e padrejtë, sa herë që bëj një foto me një burrë komentet janë kaq të neveritshme.
Është vërtet zhgënjyese sepse nuk mund të kem ndërveprime normale me njerëzit.
Unë nuk dua t'i nis vetë këto thashetheme, dua që njerëzit të jenë normalë dhe të kuptojnë se mund të ketë një marrëdhënie pune mashkull-femër pa asgjë pas saj”, tha Paige.