Gareth Bale vendosi ta mbyllte me futbollin e luajtur në janarin e këtij viti teksa aktivizohej me Los Angelos në Amerikë.
Edhe pse në moshën 33-vjeçare dhe me mundësinë për të luajtur edhe për disa sezone të tjerë, uellsiani dukej se në fushë nuk gjente më motivimin e duhur.
Dhe, nisur nga deklarata e fundit e Bale, duket se ish-lojtari i Real Madrid ka marrë vendimin e duhur. Bale shprehet se tashmë kalon më shumë kohë me familjen e tij dhe gjithashtu ka mundësinë të ushtrojë i qetë pasionin e tij të hershëm, golfin.
“Tani jam shumë i lumtur, kaloj shumë kohë me fëmijët dhe bashkëshorten time.
Është një kohë të cilën e kam harxhuar duke luajtur futboll. Po shijoj jetën, familjen dhe golfin.
Jam duke përfituar nga koha e lirë, e kam nisur herët me futbollin dhe e ndjeja se kishte ardhur momenti për t’u ndalur.
Më vjen mirë sepse edhe kombëtaren e kam lënë në një moment pozitiv, jam i bindur se djemtë do të vijojnë të luftojnë dhe të bëjnë mirë”, u shpreh Bale.