Guardiola: Pushim, restorante dhe golf!

Golf

Guardiola: Pushim, restorante dhe golf!

Më: 28 maj 2023 Në ora: 11:06
Guardiola

Me trofeun e Premier League tashmë të koleksionuar, Manchester City dhe timonieri i skuadrës, Pep Guardiola kanë kthyer vëmendjen nga dy finalet e mbetura të këtij sezoni.

Fillimisht ajo e FA Cup ndaj Manchester United më datë tre qershor dhe më pas ajo ndaj Inter në Champions League më datë 10.

Por, cila është receta për t’ia dalë mbanë dhe për t’i fituar të dy trofetë?

Tekniku spanjoll e ka të qartë teksa shprehet se tashmë skuadra nuk ka nevojë për shumë ngarkesë, por i duhet të çlodhet me lojtarët që janë të lirë të shijojnë ditët me familjen duke praktikuar golf dhe aktivitete relaksuese.

“Nga eksperienca që unë kam, mënyra më e mirë për të përgatitur një finale është të çlodhesh sa më shumë të jetë e mundur.

Edhe fizioterapistët me kuzhinierët tanë kanë nevojë për pushim, ka qenë një periudhë shumë stresuese. Ju kam thënë të gjithëve të kalojnë sa më shumë kohë me familjen, të luajnë golf dhe të bëjnë çfarë të duan.

Duhet pak stërvitje dhe pastaj në fushë të bëjmë atë që kemi bërë gjatë gjithë rrugëtimit. Unë do të qëndroj me familjen time, do të shkoj në restorante të mira, edhe pse nuk do ta harroj futbollin.

Tani është koha për t’u relaksuar në aspektin psikologjik dhe në këtë formë, do të jemi në formë për të praktikuar futbollin më të mirë të mundshëm.

I kam unë planet për Manchester United dhe Inter, duhen parë edhe kushtet e secilit futbollist.

E kam ndjekur United dhe më ka impresionuar. Fillimisht do të mendojmë për ndeshjen kundër tyre dhe më pas për Inter.

Kam studiuar edhe zikaltërit, por United është i pari në rradhë.

“Tripleta” e titujve? Lojtarët e dinë shumë mirë në çfarë pozicioni jemi dhe një mundësi të tillë nuk mund ta kemi çdo sezon”, u shpreh Guardiola.

commentKomento
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat