Kosova është shteti i 50-të që pranohet në Federatën Evropiane të Golfit

Golf

Kosova është shteti i 50-të që pranohet në Federatën Evropiane të Golfit

Më: 18 nëntor 2023 Në ora: 15:34
Kosova është shteti i 50-të që pranohet

Federata e Golfit e Kosovës ka njoftuar zyrtarisht me anë të rrjetet sociale anëtarësimin në Federatën Evropiane të Golfit.

Kosova është bërë shteti i 50-të që pranohet në Federatën Evropiane të Golfit, pasi sot (e shtunë) në Londër është përkrahur nga shumica absolute e shteteve Evropiane.

Është vet Federata e Golfit e Kosovës, e cila me anë të faqes zyrtare ka njoftuar anëtarësimin në Federatën Evropiane të Golfit, duke e cilësuar një etapë të re të historisë së golfit të Kosovës.

Federata e Golfit e Kosovës gjithashtu ka falënderuar të gjitha delegacionet të cilat zgjodhën vendimin e drejtë dhe demokratik për ta pranuar Kosovën si shtetin e 50-të në gjirin e saj.

"Federata e Golfit e Kosovës është përkrahur nga shumica absolute e shteteve Evropiane dhe është anëtarja më e re e European Golf Association. Nga sot fillon një etapë e re e historisë së golfit të Kosovës dhe nga viti i ardhshëm Kosova do jetë pjesëmarrëse në garat evropiane të golfit.

Federata e Golfit e Kosovës i falenderon gjitha delegacionet të cilat zgjodhën vendimin e drejtë dhe demokratik për ta pranuar Kosovën si shtetin e 50-të në gjirin e saj.

Ftohen të gjitha mediat me datë 23.11.2023 nga ora 15:00 në hotel ”Sirius” ta përcjellin konferencën e Federatës së Golfit të Kosovës.

Të prift e mbara Kosovë", njofton federata.

commentKomento
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat