Cristiano Ronaldo dhe Leo Messi nuk janë më sportistët më të paguar në botë, me yllin e golfit, Jon Rahm Rodriguez që ka marrë këtë kurorë, e cila deri dje mbahej nga portugezi.
Spanjolli ka firmosur një kontratë të çmendur nga Arabia Saudite, duke u bashkuar me LIV Golf (Superliga saudite, e cila nuk njihet ende nga renditja botërore) për shumën e 465 milionë eurove në vit.
Kjo pagë është thuajse tre herë më e madhe se ajo që përfiton Kristiano Ronaldo te Al-Nassr, që sipas “Forbes” është 158 milionë euro, ndërsa e Mesit te Inter Majemi është 151 milionë euro.
Kjo do të thotë që Rahm do të përfitojë më shumë se sa të dy yjet e futbollit së bashku.
Kalimin nga PGA Tour dhe DP World Tour në LIV Golf të Arabisë Saudite e ka konfirmuar vetë spanjolli, i cili pasi fitoi thuajse çdo gjë në Europë u shpreh: “Rëndësi kanë paratë”.
LIV Golf gjithashtu i ka bërë ofertë më parë edhe dy yjeve të tjerë të golfit, Tiger Woods dhe Rory McIlroy, të cilët ndoshta do të ndryshojnë mendje dhe të pranojnë kalimin në Arabinë Saudite.