Komiteti Olimpik nuk dërgon tri sportistët e tij në Olimpiadë

Golf

Komiteti Olimpik nuk dërgon tri sportistët e tij në Olimpiadë

Më: 2 korrik 2024 Në ora: 13:34
Foto ilustrim

Komiteti Olimpik Holandez ka marrë vendimin e papritur për të mos dërguar në Lojërat Olimpike “Partis 2024” tri sportistët e tij të golfit. Arsyeja? Janë shumë skarco për të synuar një medalje në Olimpiadë apo për t’u renditur mes 10 më të mirëve.

Për pasojë, edhe pse kishin siguruar një vend në Olimpiadë, është vendosur që tri golfistët të mos garojnë.

Për olimpizmin holandez pjesëmarrja duket se nuk ka rëndësi, pasi ata synojnë vetëm zonën e medaljeve.

Një vendim ky që del në kundërshtim me parimet e olimpizmit.

Tri golfistët holandezë e përjashtuar janë Joost Luiten (nr.151 në botë), Darius Van Driel (nr.248 në botë) dhe Dewi Weber (nr.302 në botë).

E vetmja që do të përfaqësojë këtë sport për Holandën është golfistja Anne van Dam (nr.108 në botë), që shprehet se ka shanse të hyjë mes më të mirave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat