Rafael Nadal nis aventurën në sportin e ri

Golf

Rafael Nadal nis aventurën në sportin e ri

Më: 26 nëntor 2024 Në ora: 13:32
Nadal

Pak ditë më parë, Rafael Nadal i dha lamtumirën sportit të tenisit, një karrierë legjendare që u mbyll në Kupën Davis, me fanellën e kombëtares.

Gjithsesi, edhe pse në moshën 38-vjeçare Nadal vendosi të tërhiqej nga sporti profesionist ai nuk e ka humbur dëshirën për të qenë konkurrues.

Siç raportohet nga gazeta spanjolle “Ultima Hora de Mallorca”, pasi kaloi zhgënjimin e ndeshjes së fundit të luajtur dhe të humbur kundër Botic Van De Zandschulp, Nadal u shfaq të shtunën në mëngjes me çantën e tij në fushën e golfit Son Servera, në qytetin e tij të lindjes në Mallorca.

Nadal është një i apasionuar pas golfit. Spanjolli e përfundoi ditën me një rezultat prej 76 gjuajtjesh, katër mbi të njëjtin nivel, duke u renditur i teti në kategorinë e tij dhe duke bërë tre “birds” gjatë rrugës, në vrimat 3, 9 dhe 16. Skuadra e tij, Akademia Rafa Nadal, u rendit e katërta në kategorinë e përgjithshme.

Duket se spanjolli po bën hapat e parë të një jete të re, njëkohësisht gati për t’iu përkushtuar familjes, biznesit dhe pasioneve të tij të mëdha: Golfit, varkave dhe pse jo, tenisit parë nga një këndvështrim tjetër. Gjithçka përballë detit të qytetit të mrekullueshëm të lindjes.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat