Lojtari më i mirë i golfit në botë, Scottie Scheffler, do t’i humbasë dy javët e para të garave në vitin e ri për shkak të lëndimit.
Scheffler u lëndua gjatë përgatitjes së darkës së Krishtlindjes.
Ai ka prerë dorën në një copë xhami dhe i është dashur t'i nënshtrohet edhe operacionit.
U njoftua se Scheffler do të luante në Sony Open në Hawai, turneu ku lojtarët e golfit fillojnë vitin e ri në 2025.
Mirëpo, për shkak të aksidentit që i ndodhi, Scheffler do të jetë në fushë vetëm kur të nisë “American Express” në Kaliforni, i cili është planifikuar për periudhën nga 16 deri më 19 janar.
Scheffler ka fituar nëntë turne deri më tani, dhe është shpallur më i miri në botë tre vjet radhazi.
Këtë vit ai fitoi kampionatin e lojtarëve dhe Masters për herë të dytë në karrierën e tij. Ai fitoi një medalje olimpike në Paris.