Dhunoi bashkëshorten dhe djalin, arrestohet 55 vjeçari nga një fshat i Gostivarit

Gostivari

Dhunoi bashkëshorten dhe djalin, arrestohet 55 vjeçari nga një fshat i Gostivarit

Më: 21 dhjetor 2020 Në ora: 12:25
Foto ilustrim

Një 55 vjeçar nga një fshat i Gostivarit është ndaluar nga policia pas një denoncimi për dhunë në familje.

M.M. akuzohet për dhunë ndaj bashkëshortes dhe djalit të tij 30 vjeçar. Policia punon në zbardhjen e plotë të rastit.

“Mbrëmë (21 dhjetor), gjysmë ore pas mesnatës, efektivët e policisë të SPB Tetovë, e kanë privuar nga liria 54-vjeçarin M.M. nga një fshati i Gostivarit, i cili e kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij dhe djalin 30-vjeçar.

I njëjti është mbajt në Stacionin Policor Gostivar për pastrimin dhe dokumentimin e çështjes”, thuhet në njoftimin e policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat