Bie nataliteti në Gostivar, lindin 495 shqiptarë , 105 turq dhe 100 maqedonas

Gostivari

Bie nataliteti në Gostivar, lindin 495 shqiptarë , 105 turq dhe 100 maqedonas

Më: 24 dhjetor 2020 Në ora: 20:49
Foto ilustrim

Rajoni i Gostivari sivjet ka shënuar rënie të natalitetit në krahasim me vitin 2019. Sipas të dhënave të Drejtorisë për udhëheqjen e librave amë, numri i lindjeve ka rënë në 325 foshnja më pak ndërsa numri i vdekjeve është rritur për 185 persona. Sipas këtyre të dhënave, Gostivari ka 510 banorë më pak në krahasim me vitin e kaluar.

“Në krahasim me vitin 2019 kemi më pak lindje, gjatë vitit 2019 kemi pasur 1.103 lindje, ndërsa gjatë vitit 778 lindje, që është për 325 lindje më pak se viti i kaluar”, tha Hasani.

Shefi i Drejtorisë për udhëheqjen e librave amë, Nijazi Hasani thotë se nga 778 foshnja të lindura sivjet, 194 kanë lindur jashtë vendit, ndërsa sa i përket gjinisë, numri është i njëjtë, pra 390 foshnja të gjinisë mashkullore dhe 390 foshnja të gjinisë femërore.

Prej lindjeve gjatë vitit 2020, 495 janë shqiptar, 105 turq, 100 maqedonas, rom 50 dhe 28 të kombësive tjera.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat