Siç njoftojnë nga policia, dje (23-shkurt) në ora 16.00, personi D.M. (47) nga fshati Vërtok i Gostivarit në SPB-Tetovë ka raportuar se në rrugën Vërtok-Gostivar është sulmuar nga 31-vjeçari B.H. nga fshati Duf.
Gjatë sulmit, sipas raportit B.H. gjithashtu kishte përdorur një mjet prej druri
Ku sulmit i ka paraprij një grindje mes tyre lidhur me mosmarrëveshje në trafik.
I denoncuari B.H. pak më vonë ka ardhur në Stacionin Policor Gostivar dhe merren masa për zbardhjen dhe dokumentimin e çështjes.