POlicët e stacionit policor të Gostivarit mbrëmë në orën 21:30 kanë kryer kontroll në një lokal në Balindoll të Gostivarit në pronësi të I.B (49).
Gjatë kontrollit, në objekt, krahas pronarit kanë qenë edhe tre mysafirë.
Siç njoftojnë nga MPB, objekt është mbyllur nga Inspektorati Shtetëror i Tregut, ndërsa pronari është privuar nga liria dhe është dërguar në stacion policor.
Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj I.B do të ngritet kallëzim penal “mosveprim sipas udhëzimeve shëndetësore në kohe pandemi”.