Dje (22-Mars) në orën 16:20, 55-vjeçari A.A. nga Debreshi i Gostivarit në SPB Tetovë ka raportuar se furrën e tij në rrugën “Majori Çede Filipovski” në Gostivar ka ndodhur një shpërthim.
Me shumë gjasa e shkaktuar nga shpërndarja e gazit nga bombola që ka qenë e vendosur në afërsi të furrës.
Nuk ka persona të lënduar.
Kurse inspektimin e ka kryer ekipi nga Departamenti i punëve të Brendëshme Gostivar.