Sonte Bashkimi Demokratik për Integrim – BDI dhe Lidhja Social Domokrate e Maqedonisë – LSDM në Gostivar, kanë arritur marrëveshje për bashkëpunim në rrethin e dytë në Gostivar.
Me këtë marrëveshje, LSDM do të mbështet Nevzat Bejtën për Kryetar komune.
LSDM në zgjedhjet lokale për Këshillin Komunal fitoi 2.958 vota.
Nevzat Bejta në rrethin e parë arriti të merr 13.190 vota.
Mësohet që marrëveshja BDI-LSDM do të zyrtarizohet nesër nga eksponentë të lartë partiak të dy partive politike.
Të njejtat burime shprehin kënaqësi pasi marrëveshja është për të përkrah programin e BDI në të mirë të qytetarëve të Gostivarit.