Arrestohen dy persona nga Gostivari, akuzohen për prishje të rendit dhe qetësisë

Gostivari

Arrestohen dy persona nga Gostivari, akuzohen për prishje të rendit dhe qetësisë

Më: 11 janar 2023 Në ora: 13:33
Sektori për Punë të Brendshme - Tetovë

Sektori për Punë të Brendshme-Tetovë njofton se gjatë ditës së djeshme ka privuar nga liria dy persona nga Gostivari të cilët akuzohen për prishje të rendit dhe qetësisë publike.

“Zyrtarët e policisë të SPB Tetovë-Departamenti i Punëve të Brendshme Gostivar, mbrëmë (11-janar) rreth orës 04:00 në një lokal në rrugën e “Ilindenit” në Gostivar, kanë privuar 44-vjeçarin E.N. nga Vrutoku i Gostivarit.

Ai pak më parë ka prishur rendin dhe qetësinë publike në një objekt, e më pas ka sulmuar fizikisht personin R.B.(48) nga Gostivari, si dhe njërin nga policët që po ndërmerrnin veprime zyrtare”.

“Për prishje të rendit dhe qetësisë publike është arrestuar edhe peroni S.N. (41) nga Vrutoku. I privuari E.N. është ndaluar në Stacionin Policor Gostivar dhe pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj të dyve do të përgatiten parashtresat përkatëse”, thuhet në njoftimin e SPB-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat