Komuna e Gostivarit kujtoi tragjedinë e Llaskarcës

Gostivari

Komuna e Gostivarit kujtoi tragjedinë e Llaskarcës

Më: 13 shkurt 2023 Në ora: 19:51
Komuna e Gostivarit

Komuna e Gostivarit gjatë ditës së sotme përkujtoi 16 viktimat e tragjedisë së Llaskarcës.

Duke kujtuar për të mos harruar, gjatë ditës së sotme në ora 17:45, u ndozën 16 drita në kujtim të ngjarjes së tmerrshme në Llaskarcë ku humbën jetën 16 qytetarë të Gostivarit.

“Urojmë që ngjarje të këtilla tragjedie të mos përsëriten kurrë”, thonë nga Komuna e Gostivarit.

Ngjarja u realizua në parkun e sheshit në Gostivar ku janë mbjellë 16 pemë dhe janë vendosur 16 tabela me emrat e viktimave.

Ndryshe, procesi gjyqësor për Llaskarcën është në labirintet gjyqësore ende pa ndonjë epilog. Janë mbajtur mbi 100 seanca, ndërsa më shumë se aq janë anuluar. U anulua edhe seanca e fundit më 9 shkurt, për shkak të mungesës së ekspertit Zeqirija Zeqiri, i cili ishte pjesë e ekipit prej katër inxhinierëve që kanë punuar në superekspertizën që synon të zbardhë shkaqet e aksidentit.

Procesi gjyqësor ka filluar më 5 shtator të vitit 2021. Të akuzuar në këtë proces gjyqësor janë gjashtë persona, pronari i Durmo Turs, Durmish Beluli, përgjegjësi për transport në firmën, Remzi Miftari, shoferi i autobusit Manoil Trifunovski si dhe tre të punësuar në stacionin për kontroll teknik. 

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat