Policia e Gostivarit dje ka arrestuar tre person nga Prilepi të cilët dyshohen për vjedhje.
“Më 27.02.03 pjesëtarët e policisë të Gostivarit në kuadër të SPB Tetovë në rrugën “Majori Çede Filipovski” në Gostivar, kanë arrestuar personat I.V.(48), E.K.(23) dhe D.K.(43), të tre nga Prilepi.
Ata dyshone se në këtë rrethinë gjatë vitit kanë kryer vjedhje. Gjatë ndalimit tek personi E.K. është gjete dhe marrë një boks metalik.
Rasti është duke u zbardhur dhe dokumentuar, ndërsa ndaj tyre do të pasojnë parashtresat përkatëse”, njoftojnë nga MPB.