Ndalohen dy femra në Gostivar, mashtruan disa persona për viza në Gjermani

Gostivari

Ndalohen dy femra në Gostivar, mashtruan disa persona për viza në Gjermani

Më: 21 mars 2023 Në ora: 11:35

Policët e SPB Tetovë – Departamenti i Punëve të Brendshme Gostivar dje (20.03.2023) rreth orës 14:15 kanë privuar nga liria 41-vjeçaren A.A nga Tetova dhe 26-vjeçaren F.B. nga Sërbinova Gostivarit.

“Tetovarja, e cila po qëndronte me F.B në Gostivar, dyshohet se vitin e kaluar dhe këtë vit ka kryer më shumë se 5 mashtrime në zonën e Gostivarit, Tetovës dhe Shkupit.

Duke u premtuar rrejshëm të mashtruarve se do t’i pajisë me viza pune për në Gjermani, për të cilën edhe ajo u kërkoi atyre dhe u mori kompensim të caktuar monetar”.

“Të dyja janë ndaluar në Stacionin Policor Gostivar për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rastit, pas çka A.A. do t’i bëhet parashtrim sipas nenit 247 të Kodit Penal”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat