Erion Veliaj shpallet Qytetar Nderi i Gostivarit

Gostivari

Erion Veliaj shpallet Qytetar Nderi i Gostivarit

Më: 22 mars 2023 Në ora: 23:12
Erion Veliaj

Komuna e Gostivarit sot ka shpallur qytetar nderi kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliajn.

Kryetari i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari në profilin e tij në Facebook shkruan se Erion Veliaj e ka merituar të shpallet qytetar nderi i Gostivarit.

“Kam privilegjin që sot të shpall Qytetar Nderi djalin që çdo nënë do donte ta kishte, babain që çdo fëmijë e meriton, politikanin energjik dhe vizionar, mikun e Gostivarit, kryetarin e Bashkisë së Tiranës e prej sot edhe qytetarin e nderit te Gostivarit, Erion Veliaj!”.

Kështu thuhet në njoftimin e kryetarit të Komunsë së Gostivarit, Arben Taravari.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat