Siç njoftojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme, sot në ora 14:15 në bulevardin “Vojvodina” në Shkup, policët e SPB Shkup kanë privuar nga liria 43 vjeçarin E.D nga Gostivari me vendbani në Shkup.
Sipas tyre ai është dënuar me 15 vjet burg.
Njoftimi i policisë:
Ai është i dënuar me 15 vjet burg për vepër penale 236 nga Kodi Penal dhe është kërkuar me fletarrest me urdhër të Entit Ndëshkimor-përmirësues Idrizovë për mbajtje të dënimit.