Policia arrestoi një person nga Gostivari i cili ishte i dënuar për 15 vjet

Gostivari

Policia arrestoi një person nga Gostivari i cili ishte i dënuar për 15 vjet

Më: 27 prill 2023 Në ora: 19:12
Policia

Siç njoftojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme, sot në ora 14:15 në bulevardin “Vojvodina” në Shkup, policët e SPB Shkup kanë privuar nga liria 43 vjeçarin E.D nga Gostivari me vendbani në Shkup.

Sipas tyre ai është dënuar me 15 vjet burg.

Njoftimi i policisë:

Ai është i dënuar me 15 vjet burg për vepër penale 236 nga Kodi Penal dhe është kërkuar me fletarrest me urdhër të Entit Ndëshkimor-përmirësues Idrizovë për mbajtje të dënimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat