Kryetari i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari sot në zyrën e tij priti në takim përfaqësuesit e UNDP-së dhe UNFPA-së.
Siç njoftojnë nga Komuna e Gostivarit, takim u nënshkrua Memorandum mirëkuptimi me Programin e Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP), një organ ndihmës i Kombeve të Bashkuara, dhe me UNFPA-në (Fondi i Kombeve të Bashkuara të Popullatës).
Qëllimi i këtij Memorandumi të nënshkruar është sigurimi i një kornize për bashkëpunim joekskluziv dhe të lehtësojë dhe forcojë bashkëpunimin ndërmjet Komunës së Gostivarit dhe UNDP-së në fushat me interes të ndërsjellë siç është avancimi i pjesëmarrjes rinore në politikat rinore dhe në vendimmarrjen lokale, mbështetje në zhvillimin e politikave të ndjeshme për të rinjtë, zhvillimin dhe promovimin e një narrative konstruktive mes të rinjve dhe formimin dhe zhvillimin e këshillave rinore lokale.
Përmes këtij Memorandumi synohet edhe frenimi i migrimit dhe mbajtja e rinisë në vend, kurse kryetari Arben Taravari në takim potencoi se këto bashkëpunime përveç në nivel lokal, duhet të zbatohen edhe në nivel qendror në mënyrë që rinia të ketë rol aktiv në vendimmarrje dhe pjesëmarrje në politikat rinore.