Komuna e Gostivarit bëri të ditur se pas katër javëve punë dhe aktivitet, sot përfundoi Shkolla Verore për vitin 2023.
Në ceremoninë e përmbylljes së shkollës verore i pranishëm ishte kryetari i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari i cili u shpreh i kënaqur nga pjesëmarrja dhe rezultatet e arritura të nxënësve që morën pjesë në shkollën verore.
“Sivjet është viti i dytë i mbajtjes së shkollës verore dhe kemi pasur 500 nxënës të cilët u angazhuan për një muaj nga mentorët profesionistë. Shpresoj se shkolla verore do të mbetet traditë edhe në vitit në vijim”, u shpreh kryetari Arben Taravari i cili i falënderoi mentorët profesionistë për angazhimin një mujor .
Nga Komuna e Gostivarit shtojnë se Shkolla Verore përveç angazhimit të fëmijëve gjatë pushimit të verës dhe largimit të tyre nga teknologjia, po ashtu synon të zbulojë edhe talentët e rinj të qytetit në fusha të ndryshme.