Gostivar, personat me nevoja të veçanta pajisjen me certifikata

Gostivari

Gostivar, personat me nevoja të veçanta pajisjen me certifikata

Më: 7 gusht 2023 Në ora: 16:39
Personat

Siç njoftojnë nga Komuna e Gostivarit, gjatë ditës së sotme në Qendrën Komunale Multifunksionale në Gostivar u ndanë diplomat e para për personat me nevoja të veçanta dhe personat e papunësuar të cilët ndoqën trajnimin në fushën e gastronomisë.

Diplomat që i lëshon Qendra për Arsimin e të Rriturve dhe Ministria e Arsimit dhe Shkencës i ndau kryetari i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari i cili u shpreh se përveç certifikatave, personat me aftësi ndryshe tashmë janë të gatshëm për tregun e punës.

“Ky është projekt i përbashkët mes Komunës së Gostivarit dhe UNDP-së që kishte për qëllim aftësimin e personave me nevoja të veçanta. Këta persona të cilët sot morën certifikata, tashmë janë persona të aftësuar dhe në mënyrë të pavarur mund të angazhohen dhe të punojnë në komunë”, u shpreh kryetari i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari.

Nga komuna theksojnë se ky projekt përfshin trajnime në fushën e hotelerisë, kuzhinë për prodhimin e ushqimit dhe lokacione për ushqim të shëndetshëm në shkollat fillore dhe të mesme të Gostivarit, ndërsa trajnimi i parë përfshinte përgatitje të produkteve të pastiçerive.

“Projekti financohet nga UNDP-ja në bashkëpunim me Komunën e Gostivarit dhe u dedikohet personave me arsim fillor dhe personat me nevoja të veçanta dhe përfshin gjithsej 280 orë praktikë”, thuhet në fund të njoftimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat