SPB Tetovë njofton se dje ka ndodhur një aksident në rrugën rajonale Gostivar-Gradec, në të cilën ka mbetur një i mitur.
“Dje (07-gusht) në ora 14:00 në Departamentin e Policisë së Gostivarit, është raportuar se në rrugën rajonale Gostivar-Gradec, në fshatin Senokos, ka ndodhur një aksident trafiku në mes të një veture të udhëtarëve “Mercedes” me targa të Gostivarit e drejtuar nga A.R.(25) nga Gradeci dhe poashtu vetura tjetër “Mercedes” me targa të huaja, e drejtuar nga Sh.K.(50) nga Senokosi.
Në aksident është lënduar rëndë një pasagjer i mitur në veturën me targa të Gostivarit, e konstatuar në Qendrën Urgjenten në Gostivar.
Një ekip nga DPB- Gostivar, ka inspektuar vendin e Aksidentit”, thuhet në njoftimin e SPB Tetovë.