Siç njoftojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme, rreth orës 10:00 në rrugën “Svetozat Pepovski” në Gostivar, zyrtarët policorë kanë privuar nga liria 31 vjeçarin A.N.
“Ai dyshohet se më 26 qershor ka përdhunuar një të mitur, familjare të bashkëshortes së saj”, thuhet në raportin policor.
Ata shtojnë se personi është mbajtur në stacion policor në Gostivar.
“Pas zbardhjes së plotë dhe dokumentimit të rastit ndaj tij do të parashtrohet kallëzim penal”, thuhet në njoftimin e policisë.