Këshilli i Komunës së Gostivarit në mënyrë unanime ka miratuar vendimin për fillimin me punë të Qendrës për Strehim të Viktimave nga Dhuna në Familje.
Nga Komuna e Gostivarit bëjnë të ditur se Qendra do të menaxhoet nga organizata joqeveritare “Etika”, e cila është përzgjedhur nga Komisioni komunal pas shpalljes publike, ndërkaq Komuna e Gostivarit për këtë qëllim ka ndarë 1 milion e 200 mijë denarë.
“Për shkak të mbrojtjes së viktiamve të dhunës në familje, vendndodhja e kësaj qendre mbetet sekrete, ndërkaq qendra përfshin mbi 100 metra katror dhe në të do të mund të strehoen deri në 8 viktima të dhunës në familje”, thonë nga Komuna e Gostivarit.
Në fund ata shtojnë se si shoqëri nevojë të bashkohemi dhe parandalojmë dhunën dhe të ndihmojmë viktimat e dhunës familjare, ndërkaq dhuna në familje është e papranueshme dhe si e tillë duhet luftuar.